Lajme

11 October 2017

Jessica Alba tregon gjininë e fëmijës që po pret

Ajo dhe bashkëshorti Cash Warren janë prindër të lumtur të dy vajzave, Honor dhe Haven. Por mesa duket Jessica Alba mezi po pret ardhjen në jetë të bebit numër tre. Të martën aktorja ka postuar një foto të barkut të rrumbullakosur teksa ka pozuar përpara një pasqyre. Ajo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “Barku po rritet- Përshëndetje këmbës së Cash”. Nuk dihet nëse më këtë shkrim i drejtohet bashkëshortit të saj Cash apo ka zbuluar në mënyrë të tërthortë se fëmija do të trashëgojë emrin e të atit. Megjithatë, për gjininë nuk ka më dyshime, Jessica dhe Cash do të bëhën së shpejti prindër të një djali.

|

Leave a Reply