Lajme

11 October 2018

Jessie J nis romancën me aktorin e njohur Channing Tatum

Aktori Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J dhe janë çifti më i ri i showbizit. Channing u nda në muajin prill nga Jenna Dewan pas nëntë vitesh martesë.

Së fundmi, ai është fotografuar në koncertet e Jessie-t në Seattle dhe Salt Like City gjatë javës së kaluar. Ata u panë gjithashtu duke luajtur mini-golf së bashku gjatë fundjavës në Seattle.

Sipas burimit nuk dihet me siguri si ka nisur lidhja mes tyre por ata kanë disa muaj që janë së bashku. Pak kohë më parë Jessie deklaroi se është biseksuale, megjithatë kjo ishte një fazë për të dhe tashmë ka thënë se është në kërkim të një bashkëshorti.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com