Lajme

14 January 2019

John Legend feston 40-vjetorin, fotot e festimit të ditëlindjes bëjnë xhiron e rrjetit

Këngëtari i njohur John Legend para disa ditësh ka mbushur plot 40 vjet dhe surpriza më e bukur i erdhi nga bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen.

Modelja e famshme kishte organizuar një super festë për bashkëshortin me tematikën e filmit të agjentit 007, “Casion Royale”, që nga fotot duket një mrekulli e vërtetë.

Vetë Chrissy dukej rrëzëllitëse e veshur me një fustan bust, ngjyrë ari, e po ashtu edhe dy fëmijët e çiftit: vogëlushja Luna e veshur me një fustan të bardhë të shkëlqyeshëm dhe i vogli Miles, i veshur si një kopje e vogël e të atit.

Në festën luksoze sigurisht nuk kishte si të mungonte çifti Kim Kardashian-Kanye West, të cilët janë miq prej vitesh me Chrissy-n dhe John-in. Katërshja e pandarë madje ka bërë dhe një set fotosh pranë tavolinës së pokerit, që siç mund të merret me mend, ka bërë xhiron e rrjetit.

 

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com