Lajme

19 May 2017

Johnny Depp në një romancë të re

Divorci i shumëpërfolur i tij nga Amber Heard, pas 15 muajsh martesë, është finalizuar në muajin Janar. Por pavarësisht kësaj, Johnny Depp është gati të nisë një të ardhme të re, ku burime të afërta pranë tij, raportojnë se ai i është rikthyer jetës normale dhe madje ka nisur një lidhje të re.

“Ai e ka marrë punën seriozisht dhe duket shumë i shëndetshëm”, ka thënë një burim i afërt i aktorit për revistën “People”. “Ai kalon shumë kohë me fëmijët e tij dhe ka nisur të shoqërohet me dikë”, shton burimi.

|

Leave a Reply