Lajme

24 June 2017

Johnny Depp tërheq mbrapsht batutën për Presidentin Trump

|
By
|
0 Comment
|

Johnny Depp pasi bëri batutën indirekte për Presidentin Trump duket se ka vendosur të tërheqë mbrapsht fjalët e tij. Ai kërkoi falje për batutën në të cilën pyeste publikun e festivalit të “Glastonbury” se kur ishte hera e fundit që një aktor kishte vrarë një president të SHBA-së. Fjalët i referoheshin John Wilkes Booth, i cili vrau presidentin Lincoln dhe batuta nënvizonte vlerësimin e tij ndaj Donald Trump. “Shtëpia e Bardhë” reagoi duke deklaruar se presidenti Trump dënoi dhunën në të gjitha format. “Batuta nuk erdhi ashtu siç unë doja dhe nuk kishte asnjë formë ligësie. Po përpiqesha që të argëtoja publikun, jo që të lëndoja dikë” – u shpreh aktori i famshëm.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com