Lajme

10 August 2017

Jon Tarifa sjell videoklipin zyrtar të këngës së fundit

Kantautori shqiptar Jon Tarifa ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës së titulluar “Don’t go”. Fillimisht këtë projekt të tij artisti e publikoi vitin e kaluar në version audio. Më pas e ripostoi në versionin video të punuar nga Spiros Lena, një tribut dedikuar presidentit në ikje, Barack Obama. Kjo video arriti një rekord shikimesh në Facebook, miliona persona e panë atë. Ndër të tjera edhe familja Obama, pasi vetë vajza e presidentit e shpërndau në profilin e saj personal.
Urojmë që suksesi të vazhdoj edhe me klipin zyrtar, një klip i animuar shumë interesant.

|

Leave a Reply