Lajme

12 July 2018

Jonida Maliqi flet për periushën e vështirë pas ndarjes me bashkëshortin e saj

Në qershor të vitit 2017, u bë publik lajmi se Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre duke mos dhënë detaje rreth motiveve që i çuan drejt ndarjes.
Kur ka kaluar një vit nga lajmi i ndarjes së tyre këngëtarja shqiptare ka rrëfyer momentin e parë që miqtë e saj morën vesh lajmin e divorcit dhe sesi arriti të kalojë një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.

“Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë”.

Gjatë intervistës ajo pranoi se ka dy vite që është vetëm edhe përse lajmi ka dalë përpara një viti.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com