Lajme

17 May 2018

Jonida Maliqi: Prezantimi, eksperienca ime më e keqe

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka pak ditë që ka publikuar projektin muzikor ‘N’errësirë’. Ajo ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’ ku rrëfeu një periudhë të vështirë për jetën e saj gjatë pjesëmarrjes në spektaklin DWTS(Dancing With The Stars).

“M’u desh të drejtoja “Dancing with The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbaj mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, tha ajo.

Por tashmë është qetësuar dhe po shijon suksesin e këngës më të re që ka nxjerrë në treg.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com