Lajme

16 June 2018

Justin Bieber harron Selenën dhe fejohet me Hailey Baldwin?

Vipat e showbizit janë vërtet shumë të komplikuar kur vjen puna tek lidhjet e tyre. Justin Bieber dhe Selena Gomez janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Kur u mendua se gjithçka po shkonte mirë mes tyre, ata papritur u ndanë duke habitur jo pak fansat. Por duket se Justin këtë herë e ka lënë pas lidhjen me Selenën sepse është rikthyer sërish me një ish- të dashur.

Bëhet fjalë për Hailey Baldwin, por thuhet se gjërat janë shumë serioze mes tyre aq sa ata janë fejuar. Hailey është shfaqur rrugëve të Brooklyn në New York e përqafuar me Justin.

Pasi kishin shijuar një darkë së bashku, teksa shëtisnin është vënë re një unazë me një diamant të madh në dorën e modeles. Justin dukej mjaft i lumtur në krah të Hailey dhe kanë lindur dyshimet se mos dyshja e famshme vërtet janë fejuar.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com