Lajme

15 February 2017

Justin qan,Selena feston…

|
By
|
0 Comment
|

Selena Gomez ka shijuar një natë tepër romantike së bashku me të dashurin e saj të ri, The Weeknd. Çifti janë fotografuar në një jaht luksoz, një ditë para Shën Valentinit, teksa qëndronin në kuvertën e jahtit në Marina Del Rey, në Los Angeles.

Ata u shfaqën tepër të afërt me njëri-tjetrin duke u puthur dhe përqafuar. Selena kishte veshur vetëm një t-shirt të zezë dhe pantallona të shkurtra.
Por ndërkohë që ajo shijonte romancën në det me The Weekend, ish-i dashuri Justin Bieber u shfaq i dëshpëruar në një video që publikoi në rrjetet sociale.

Në ditën e Shën Valentinit, Justin Bieber u rrëfeu fansave të tij që ai e kaloi këtë ditë i vetëm pasi nuk ka asnjë takim ose njeri të veçantë pranë. Artisti 22 vjeçar dukej se kishte prekur fundin dhe fytyrës së tij të trishtuar mund t’ia kalonin vetëm fjalët e tij, edhe më dëshpëruese. “Gjithçka kam dashur ishte dikush i veçantë për Shën Valentin dhe tani nuk e kam as atë”, tha Bieber.

|

Leave a Reply