Lajme

09 February 2018

Justin Timberlake mahnitet nga ndryshimi i look-ut të bashkëshortes Jessica Biel

Aktorja Jessica Biel dhe bashkëshorti i saj Justin Timberlake janë një ndër çiftet më të famshëm në Hollywood. Shihen gjithmonë në shoqërinë e njëri – tjetrit dhe vazhdojnë të jenë të dashuruar si në ditën e parë. Shpeshherë i komentojnë njëri-tjetrit edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Jessica ka ndryshuar modelin e saj të flokëve duke u kthyer në një bjonde floriri dhe me onde si valët e detit. Fotoja e ndryshimit të lookut të saj është postuar nga faqja e estetikës ku ajo ka bërë këtë ndryshim. Në këtë foto është vënë re edhe komenti i bashkëshortit të saj i cili ka mbetur i mahnitur nga ndryshimi.

Justin Timberlake u shpreh se ky look i shkon shumë gruas së tij dhe se ajo duket e mrekullueshme.

|

Leave a Reply