Lajme

22 October 2016

Kanye West i dhuroi Kim dicka shume te vecante

||
0 Comment
|

Kanye West e surprizoi Kim Kardashian me një dhuratë të çmuar për ditëlindjen e saj të 36-të. Reperi mblodhi pamje filmike të papublikuara më parë nga Kardashian kur ishte një vajzë e vogël, për t’i bashkuar në një video 5 minuta në nder të ditës së saj të madhe.

“Gëzuar Ditëlindjen zemër”, shkroi ai në “Tweeter” në mbishkrimin e klipit.

Në video, Kim shfaqet ne periudhe të ndryshme te jetes se saj, bashkë me motrat e vëllain, si dhe babanë e ndjerë Robert Kardashian.

“Ajo takoi një djalë! Ajo ka një të dashur!”, thotë vëllai i saj në një moment të videos. Pamja filmike e realizuar me kamerë shënohet në janar të 1987 dhe është momenti kur Kardashian po i tregonte të atit për kampin veror të tenisit.

Në një nga klipet, klani mori një qen të vogël të bardhë për Krishtlindje dhe Kim nuk mund të ishte më e lumtur. “Prej vërteti! Një qen prej vërteti!”, thërret ajo e lumtur. Video përfundon me Kim që i thotë të atit të saj se e do, ndërsa mbyllet me shprehjen: “Të dua”.

Ndryshe nga festimet e saj të zakonshme publike dhe luksoze, Kim kaloi një ditëlindje të qetë me familjen.

GRAMMY Awards 2015

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com