Lajme

29 March 2018

Kanye West nën menaxhimin e mentorit të Justin Bieber

Kanye West është duke bërë një ndryshim në karrierë dhe këtë e ka nisur nga menaxheri i tij, Izvor “Izzy” Zivkovic.

Billboard raporton se Scooter Braun, mentori i Justin Bieber, do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë.
Zivkovic ka qenë krah Kanyes që prej vitit 2010 kur u publikuar “My Beautiful Dark Twisted Fantasy”.

Është ende e paqartë se çka ka shkaktuar çarjen në këto raporte dhe reperi ose ish përfaqësuesi i tij pritet që shumë shpejt të sqarojnë problemet për publikun.
Izzy menaxhon edhe Arcade Fire, Banks, Jack Garrat dhe Kevin Garrett.

West së fundmi ka punuar në albumin e tij të ri. Së fundmi, ai beshoet se ka regjistruar material të ri muzikor në Wyoming, aty ku Nas, Travis Scott, Kid Cudi dhe të tjerë i janë bashkuar në punë.
Këtë fundjavë Yeezy pushoi nga regjistrimi i këngëve të reja teksa i ka kushtuar më shumë kohë familjes së tij.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com