Lajme

31 October 2018

Robert Pattinson mundohet t’u fshihet fotografëve por nuk ia del, kapet mat me të dashurën

Pavarësisht se fjalët për lidhjen e tyre janë përhapur që në verë, ai tenton që ta mbajë romancën larg syve të publikut.
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse u fotografuan duke dalë nga një lokal të mërkurën, në Londër.
Çifti shijoi një darkë në restorant deri rreth orës 02:15 dhe pasi dolën u kapën mat nga fotografët, prej të cilëve tentonin të fshiheshin me veshjet.
Aktori 32-vjeçar dhe modelja 26-vjeçare raportohet se nisën lidhjen që në fillim të verës. Ata u panë duke u puthur gjatë një darke në korrik.
Por së fundmi ishte folur se çifti i kishte dhënë fund lidhjes. Mesa duket romanca e tyre vazhdon!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com