Lajme

26 June 2017

Karrueche fut në sherr Chris Brown dhe Migos

Chris Brown dhe Migos përfliten se janë përfshirë në një sherr të madh pas ceremonisë së “Bet Awards” në Los Angeles, mbrëmjen e së dielës.
Sipas “TMZ” dhe disa dëshmitarëve okular, sherri mes dy artistëve dhe stafit përkatës ka ndodhur në parkimin e makinave, pasi po largoheshin nga Microsoft Theatre në të njëjtën kohë.

Kjo zënke duket se ka ndodhur për shkak të një lidhje që mendohet se ka ndodhur mes Migos dhe Karrueche Tran, e cila ka qënë më parë ish e dashura e Chris. Por sipas dëshmive të para Chris nuk është përfshirë vetë në sherr por miqtë e tij. Ai është larguar drejt makinës së tij duke bërë sikur s’kishte ndodhur asgjë.

|

Leave a Reply