Lajme

15 October 2018

Kastro Zizo na njeh me artistin e tij të preferuar, nuk do ta besoni se për kë bëhet fjalë

Projekti i tij i fundit ka qenë “Cuna dhe goca” në bashkëpunim me Eneda Tarifa dhe Robert Berisha. Një këngë me shumë ritëm, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

I ftuar në emisionin Intervista VIP me Antonetën, Kastro ka folur për projektet e fundit por jo vetëm. Ai ka treguar se vlerëson disa këngëtarë shqiptarë siç janë Elvana Gjata, Eneda Tarifa dhe Besa.
Por përsa i përket artistit që e ka pasur si frymëzim ose idhull, këngëtari është shprehur se nuk ka pasur një të tillë. Megjithatë përmendi emrin e reperit Eminem, si një prej këngëtarëve muzikën e të cilit e ka dëgjuar që në adoleshencë e që i vlerëson filozofinë e tij dhe mënyrën si e percepton jetën. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com