Lajme

15 November 2017

Kastro Zizo reagon pas mosfranimit të këngës së tij në festivalin e RTSH

Lajmi që po bën xhiron e rrjetit në këtë moment është ai i “përjashtimit” të të një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të njohur në vend, Kastro Zizos, nga festivali i RTSH-së.

Kanë qenë pikërisht organizatorët e këtij festivali, ata që kanë vendosur të mos pranojnë këngën e Kastros në festival.

Lajmi është përhapur menjëherë dhe ka patur edhe reagime të shumta, disa prej të cilëve i kanë shprehur keqardhjen e tyre këngëtarit. Ka patur edhe nga ata që duket se e kanë konsideruar këtë vendim të organizatorëve si politik.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagim i Kastro Zizos, i cili në mënyrë kategorike kërkon që ky vendim të mos përdoret në asnjë mënyrë politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht”, shprehet Katro Zizo në reagimin e tij në profilin personal të tij në rrjetet sociale.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com