Lajme

14 August 2017

Katy Perry dhe Orlando Bloom ‘kapen mat’ në koncertin e Ed Sheeran

Ata kanë qënë të lidhur me njëri-tjetrit për 10 muaj rresht por në muajin shkurt, zëdhënësit e tyre konfirmuan se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.

Por pavarësisht kësaj, Katy Perry dhe Orlado Bloom janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin në koncertin e Ed Sheeran në Los Angeles, mbrëmjen e së shtunës.

Një fans ia ka dalë të bëjë një foto të yllit të muzikës dhe aktorit teksa ishin të ulur në stol.

“Dukej qartë që ata ishin kthyer me njëri-tjetrin”, ka thënë një dëshmitar okular për “E! News”. “Ata janë parë teksa përqafoheshin gjatë gjithë mbrëmjes. Ajo ishte ulur në prehrin e tij dhe puthej me të”- shton burimi.

Sipas po të njëjtit burim, dyshja ishte përpjekur të mbulohej duke vendosur kapele dhe ka arritu t’ju shpëtojë syve të shumicës së fansave.

|

Leave a Reply