Lajme

19 May 2017

Katy Perry ja ka dedikuar këngën “I kissed a girl” kësaj vajze…

|
By
|
0 Comment
|

A e dinit se Miley Cyrus dhe Katy Perry ishin shoqe? Ato janë fotografuar në ngjarje dhe evente të njëjta me vite të tëra, por nuk na kishte shkuar mendja se vajzat kishin një histori bashkë – derisa Cyrus foli në një emision në radio të martën. “Ajo ka qenë një mikja ime për një kohë vërtet të gjatë. Vitin e ardhshëm, ne bëjmë 10 vjet që jemi shoqe. Unë mendoj se ajo është shoqja që kam njohur më gjatë”. Cyrus shpjegoi saktësisht se si u takuan të dyja, në vitin 2008. “Kur Perry publikoi këngën ‘I Kissed a Girl’, unë po xhiroja filmin Hannah Montana dhe e dëgjova në radio. Ata e pyetën për kë e ke shkruar këtë?’ Ajo tha për mua; Bërtita dhe më kapi paniku dhe pastaj ajo më kërkoi të shkoja në VMA me të. Kështu që u takuam dhe qëndruam vetëm shoqe”. Katy Perry është autore e disa hiteve, të cilat kanë zënë majat e top-listave botërore, por njëri prej tyre na ka mbetur në kujtesë. “Por, duke pasur parasysh se koha kur është krijuar kënga, në 2008, kam pasur vetëm 15 vjet dhe i gjithë tregimi duket paksa i çuditshëm”, është shprehur ajo.

|

Leave a Reply