Lajme

26 June 2017

Katy Perry në lidhje me vokalistin e njohur britanik

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin dhe Katy Perry janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke festuar së bashku në festivalin muzikor “Glastonbury”, gjatë fundjavës.

Sipas “The Sun”, një dëshmitar okular ka raportuar se dy muzikantët janë parë të kapur për dore ndërkohë që po shihnin performancën e Stormzy së bashku, mbrëmjen e së shtunës.

Chris dhe Katy, të cilët të dy kanë vlerësuar performancën e Stormzy përmes postimeve të bëra në Instagram, kanë parë teksa qëndronin në cep të skenës teksa po shijonin muzikën e tij.

“Chris dhe Katy janë parë duke ecur të kapur për dore dhe dukej se po e shijonin pafund shoqërinë e njëri-tjetrit. Ajo kishte veshur një pallto të madhe dhe po mundohej të fshihte fytyrën e saj por vazhdimisht i fliste në vesh dhe qeshnin së bashku”, ka thënë burimi.

|

Leave a Reply