Lajme

15 April 2017

Katy Perry tregon si ndihet tani në të 30-tat e saj

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtarja Katy Perry po shijon të 30-at!

“Është një moshë e këndshme”, ka thënë ylli i pop-it 32 vjeç për numrin e fundit të revistës “Vogue”. “E dua shumë. Nuk do doja të rikthehesha edhe njëherë tek të 20-at. Jam më shumë e realizuar”.

Pas publikimit të këngës së saj të suksesshme, “I Kissed a Girl” në 2008, Perry, në atë kohë vetëm 24 vjeç, u shndërrua në një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor si dhe u lidh me komedianin Russell Brand. Dyshja u martua në tetor të vitit 2010 dhe u divorcua në dhjetor të 2014.

“Kam mësuar shumë, si të jem e duruar, artin e të thënit “Jo” dhe se jo çdo lidhje duhet të përfundojë në martesë”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com