Lajme

23 October 2018

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid pjesë e sfilatës së “Victoria’s Secret”

Fundi i vitit sjell edhe një nga shfaqjet më të bukura, pikërisht  pasarelën e “Victoria’s Secret”. Por së bashku me të vjen edhe një lajm i bukur sepse Kendall Jenner dhe Gigi Hadid do të jenë pjesë e kësaj sfilate.

Një lajm të tillë e bëri të përmes një postimi vetë dizajnuesi i këpucëve, Brian Atwood. Ai postoi dy foto, një të Kendall dhe një të Gigi-t, të dyja duke sfiluar në pasarelën e “Victoria’s Secret”.

“Mezi pres të shoh këtë bukuri Kendall Jenner të krekoset mbi këpucët e mia, për shfaqjen e modës së ‘Victoria’s Secret’”, shkroi ai. Ndërsa në foton e Gigit ai shkruan: “Më pak se një muaj larg, le ta bëjmë këtë Gigi”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com