Lajme

02 July 2017

Kendrick Lamar së shpejti baba

2017 ka qenë një vit shumë i mirë për Kendrick Lamar dhe mesa duket gjërat po shkojnë gjithmonë e më mirë. Albumi i tij ‘Damn’ ka arritur 603 mijë kopje të shitura që në javën e parë. Sëfundmi përflitet që e fejuara e tij, Whitney Alford, është shtatzënë. Mediat kanë filluar të aludojnë përshkak të mënyrës si është parë e veshur sëfundmi Whitney. Ajo ka zgjedhur rroba të gjera e të rehatshme, me shumë gjasa për ta fshehur barkun e fryrë. Kendrick gjithmonë ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private, aq sa ai mund të jetë martuar dhe askush nga media s’ka kuptuar gjë.
Nëse lajmi i shtatzanisë është i vërtetë atëherë i urojmë familjes së re një jetë të lumtur!

|

Leave a Reply