Lajme

04 June 2017

Kendrick Lamar surprizon motrën e tij të vogël me dhuratën për diplomim

Të paturit në familje personazhe të njohur të botës së medias ka të mirat e të këqijat e saj. Por një nga benefitet është ai financiar.
Kendrick Lamar është një nga reperat më të njohur e më të paguar të momentit por angazhimet disa herë nuk e lejojnë të jetë pjesë e momenteve të rëndësishme të familjarëve të tij. Motra e tij e vogël Kayla Duckworth, së fundmi është diplomuar dhe mesa duket nga postimet në rrjete sociale Kendrick nuk ka arritur të jetë pranë saj në këtë ditë të rëndësishme. Por ai ka arritur ta surprizojë atë me dhuratën e tij, një makinë Toyota të vitit 2017. Ka qenë vet Kayla ajo që ka postuar një foto në Instagram duke e falenderuar hitbërësin e “Humble” për dhuratën.

Thank you big brother for my graduation gift! ❤️ @kendricklamar

A post shared by Kayla Duckworth (@silnovia) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com