Lajme

17 April 2018

Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës pritet mjaft mirë në vendet ku po promovohet

Eugent Bushpepa ka nisur rrugëtimin e tij drejt “Eurosong-ut” që do të mbahet në Lisbonë në datat 8-10 maj.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë, “Mall” po promovohet në disa prej qyteteve më në zë të Evropës dhe nga pritshmëritë e para, vlerësimet janë vërtet të mira.

Këtë e tregojnë mjaft qartë edhe rezultatet e sondazhit të hapur në faqen zyrtare të “Eurovizion”.

‘Mall’ është ngjitur në vendin e katërt në renditje me 2471 vota. Ndërsa vendin e parë e mban Bjellorusia me 3874 vota.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com