Lajme

26 March 2019

Këngëtarja e famshme nënë për herë të tretë në moshën 44-vjeçare!

Krijuesja e albumit hit, Alanis Morissette njoftoi të hënën se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë.

Ajo ndau lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur që tregon se mund të jetë rreth 5 muajshe shtatzënë.

44-vjeçarja shihet duke kënduar para mikrofonit me kufjet e vëna ndërsa fotoja është realizuar në një dhomë ndenjeje.

Ylli i muzikës ka punuar me projekte të reja muzikore këtë vit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com