Lajme

16 April 2018

Këngëtarja e njohur tregon pa komplekse: Më kanë refuzuar disa herë për shkak të peshës

Ndryshe nga shumë kolege të saj, të cilat nuk i kanë shpëtuar trendit të ndërhyrjeve plastike apo nevojës për t’u tjetërsuar në mënyrë që të mos humbasin vëmendjen e publikut, Fifi, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Reçi, ka arritur të fitojë simpatinë e të gjithëve falë stili të saj unik pavarësisht kilogramëve, të cilësuar jo pak herë si të tepërt. Në të vërtetë, edhe sikur t’i kishte më pak apo edhe më shumë nga ç’i ka në të vërtetë, ajo sërish do të na fitonte zemrat falë zërit të veçantë që e karakterizon. Por, për vajzën e njohur të muzikës live, pesha nuk është vetëm tema e radhës për t’u diskutuar në shtypin rozë, por shpeshherë ajo që i ka prishur punë në marrëdhënien me meshkujt. E ftuar në ‘’Why Not” ajo ka folur pa dorashka rreth trupit të saj dhe si ka ndikuar të qenët mbipeshë në marrëdhëniet e saj me meshkujt.
“Të ka vënë ndonjëri kusht po nuk u dobësove 30 kg nuk do kemi më punë bashkë?” e pyeti Roza. “Më kanë thënë, jo një, plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot ashtu siç dua unë. Por, kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk kam pasur kompleks se jam e shëndoshë. Unë mendoj se po të isha e dobët do të kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin”, është shprehur këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com