Lajme

15 August 2018

Këngëtarja Katie Price detyrohet të shesi gjithçka për të shmangur falimentimin

Këngëtarja Katie Price arriti të shmangte falimentimin javën e kaluar, pasi premtoi të paguante të gjitha borxhet brenda 12 javëve. Për të bërë të mundur diçka të tillë asaj iu desh të nxirrte në shitje një numër të madh objektesh me vlerë.

 

Sipas gazetës “Daily Star”, ajo është përpjekur të shesi transportuesin e kuajve por diçka e tillë nuk u realizua për shkak të çmimit të lartë të vendosur prej saj.

Kjo nuk është e vetmja gjë që Katie është përpjekur të shesi, pasi në të njëjtën kohë ka nxjerrë në shitje edhe kuajt. Besohet se ylli televiziv – e cila ka tre fëmijë nga tre marrëdhëniet e ndryshme – shpenzoi pasurinë prej 48 milionë euro për kirurgji kozmetike, pushime spontane dhe në fermat milionëshe të kuajve.

Pavarësisht pengesave ajo ka tre muaj në dispozicion që të dëshmojë se mund t’i paguajë borxhet, përndryshe do të humbë gjithçka.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com