Lajme

04 April 2017

Këngëtarja tregon për dhunën dhe kërkesat seksuale të ishbashkëshortit të saj

Mel B ka rrëfyer në gjyq rreth abuzimeve që ish bashkëshorti i bënte rregullisht. Jo vetëm kaq, por gjithashtu ka treguar se ai la dadon shtatzënë, e detyroi këgëtaren që të merrte pjesë në treshe në shtrat me vajza të tjera dhe e kërcënoi se do të nxirrte videot e seksit!
Ishanëtarja e Spice Girls siguroi një urdhër kufizimi ndaj ish bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, ndaj të cilit filloi praktikat e divorcit muajin e kaluar. Sipas artistes britanike 10 vitet e tyre të martesës kanë qenë një ferr i vërtetë. Bukuroshja 41 vjeçare i bëri këto deklarata shpërthyese dhe shqetësuese në gjykatë gjatë kërkesës së saj për urdhër kufizimi që të mbronte atë dhe 3 fëmijët. Katalogu i abuzimeve të listuara nga TMZ përfshin Belafonte që godet me grusht artisten, e mbyt, i çan buzën, e kafshon si dhe e shtyn në tokë. Ndër të tjera pretendohet nga pala akuzuese se dhunuesi pagoi dadon 300 mijë euro që të abortonte.

|

Leave a Reply