Lajme

13 March 2018

Khloe Kardashian ndan me ndjekësit 5 këshilla për t’u dukur të dobët në foto, por jo të gjithë e vlerësojnë

Khloe Kardashian së fundmi ka bërë një gabim për të cilin po kritikohet shumë.

Në aplikacionin e saj “Khloe with a K”, ajo ka ndarë me të gjithë fansat e ndjekësit e saj fanatikë një artikull ku u mëson vajzave disa ‘hile’ se si të duken shumë të holla në foto.

Këto 5 ‘hile’ u mësojnë poza të ndryshme që vajzat duhet të marrin duke përthyer këmbët apo krahët më shumë se zakonisht, të fshehin gjysmën e trupit tek dikush që qëndron bashkë me to në foto apo të gjejnë këndin e duhur me rrobat e duhura.

Khloe mendonte se po u bënte të gjithave një nder por në fakt një numër i madh vajzash pasi kanë lexuar këtë artikull janë shprehur se këshilla të tilla të ulin vetëvlerësimin.

Disa të tjera thanë se një influencuese mode duhet t’u mësojë vajzave të reja se si t’a duan veten e tyre ashtu siç janë dhe jo të përpiqen të fshehin ato pjesë të trupit për të cilat ndjejnë pasiguri.

Edhe pse qindra komente e postime në rrjetin social Twitter janë bërë kundra këtij artikulli të yllit të “Keeping up with the Kardashians”, ajo ende nuk ka reaguar kundrejt kritikave.

On set with @justinemarjan @1maryphillips @kristinestuddmakeup ????

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Clique, clique, clique, clique

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Vibes

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com