Lajme

18 October 2017

Kidman shpjegon puthjen në buzë me aktorin në prani të bashkëshortit të saj

Muajin e kaluar dy aktorët e filmit “Big Little Lieas”, Nicole Kidman dhe Alexander Skarsgard, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, duke u puthur në buzë gjatë ceremonisë së “Emmy Awards”, ndërkohë që bashkëshorti i aktores, Keith Urban, ishte pranë saj.

Gjatë një interviste të dhënë për “The Graham Norton Show”, aktorja e njohur ka dhënë një shpjegim për atë puthje të shumëpërfolur.

“Ti je shumë provokues Graham. Pse e nxjerr këtë foto”, ka thënë Kidman kur prezantuesi ka shfaqur në ekran puthjen e dyshes. “Unë putha edhe bashkëshortin tim”.

“E putha atë por duhet të kuptoni që unë kam bërë gjithçka me Alex. Unë kam një bashkëshort të mrekullueshëm dhe mbështetës, të cilin e dua më shumë se çdo gjë në këtë botë. I dhurova Alex një puthje për ta uruar, dhe ai ishte si një manekin. Domethënë nuk e kam fjalën manekin por…e lejmë fare…”- e mbylli duke qeshur shpjegimin e saj aktorja e cila e kuptoi që nuk po e sqaronte mirë prezantuesin.

|

Leave a Reply