Lajme

30 April 2018

Kim Kardashian e penduar për emrin e të voglës Chicago

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” dy ditë më parë ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres ku për herë të parë ka folur për tradhëtinë e Tristian Thompson kundrejt Khloe Kardashian si edhe për fëmijët e saj.

37-vjeçarja është shfaqur shumë e penduar për emrin e vogëlushes Chicago e cila erdhi në jetë falë një nëne surrogate. Kim ka treguar se dëshironte që vogëlushja të quhej Jo (Xho), por stërgjyshja e saj këmbënguli shumë për t’ja vendosur Chicago.

Në famijlen e tyre emrat me një rrokje janë më të preferuarat dhe ashtu si dy fëmijët e saj North dhe Saint, edhe Chicago do të duhet të kishte një emër me një rrokje.

Kim Kardashian u shpreh se është shumë e penduar për këtë vendim dhe çdo ditë ndihet e bezdisur nga emri i fëmijës së saj të tretë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com