Lajme

01 May 2017

Kim Kardashian e vetme në eventin e rëndësishëm

Kanye West nuk do t’i bashkohet bashkëshortes së tij Kim Kardashian në Met Gala 2017 që mbahet mbrëmjen e sotme, kështu ka thënë një burim për revistën People.

“Kanye West nuk do të marrë pjesë në Met Ball”, ka thënë burimi. “Kim do të shkojë e vetme. Ai është duke e shijuar kohën jashtë ngjarjeve publike. Ai është i lumtur dhe produktiv, duke punuar në modë, muzikë dhe të tjera”.

Kim dhe Kanye bënë paraqitjen e tyre të parë në “Met Gala 2013” kur Kim ishte shtatzënë me vajzën North e kishte të veshur një fustan me lule.
Me sa duket reperi ka vendosur të qëndrojë në L.A. me fëmijët e tyre. Sipas disa informacioneve Kim sivjet do të vishet nga Vivienne Westwood.

|

Leave a Reply