Lajme

03 April 2017

Kim Kardashian pjesë e një incidenti në publik

|
By
|
0 Comment
|

Kim Kardashian u trondit, pas një incidenti të çuditshëm jashtë një restoranti në Los Angeles natën e së shtunës, kur një mashkull u rrëzua mbi të.

Nga fotot e publikuara, Kim dukej e tronditur dhe e frikësuar pas incidentit, i cili erdhi vetëm gjashtë muaj pasi ajo u bë shënjestër e një grabitjeje në Paris.Një dëshmitar deklaroi se ylli 36-vjeçare ishte “sulmuar”, por ajo menjëherë sqaroi në “Twitter” situatën, duke e minimizuar ngjarjen, pasi u shpreh se nuk ndodhi ndonjë gjë me rëndësi.Kur Kim dhe shoqja e saj Fajer Fahad dolën nga restoranti “Mr. Chow”, një djalë papritur eci drejt saj dhe më pas drejt një matësi parkingu, para se të ndalohej nga rojat e sigurisë.Mashkulli u shfaq duke ngritur duart, si një sinjal se nuk kishte për qëllim të lëndonte njeri dhe thjesht po përpiqej të kalonte mes fansave dhe fotografëve.Por ajo që ngriti disi dyshimet, ishte fakti që i paidentifikuari mbante syze dielli në orët e vona të mbrëmjes. Ndoshta ishte përgatitur për përballjen me blicin e aparatëve fotografik.

|

Leave a Reply