Lajme

02 September 2017

Kim Kardashian pozon si ikona Cher

|
By
|
0 Comment
|

Kim Kardashian nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret dashurinë e saj për ikonën e modës Cher.Në 71- vjetorin e lindjes së Cher, Kim e mbushi Instagramin e saj me fotografitë e divës, e përbashkëta e të cilave është origjina: Armenia. Kësaj radhe bukuroshja ka shkuar një hap më tej duke u veshur si idhulli i saj për kopertinën e revistës Harper’s Bazaar Arabia.

Duke shpjeguar arsyen se përse kjo zgjadhje, Kim është shprehur se ka qenë gjithmonë e fiksuar me stilin e saj të të veshurit. Megjithëse jeta e saj duket sikur është një vazhdimësi e sesioneve të make-up dhe ngjarjeve të showbiz, Kim zbuloi se kur është brenda atyre mureve ajo bën një jetë mëse normale.

“Në fund të natës, kur fëmijët shkojnë në shtrat dhe para se bashkëshorti të kthehet, unë dua thjesht të shtrihem në krevat dhe të shoh televizor. Ndihem shumë mirë kur ngrihem dhe shkoj në punë si dhe kur jam e zënë gjithë ditën. Më pëlqen të dal në pension, patjetër do isha shumë e lumtur të qëndroja në shtëpi, por unë dua që këto kohë fëmijët e mi të kenë një etikë pune shumë të fortë dhe të shohin sa të motivuar është nëna dhe babai i tyre”, tregon ajo.Gjatë intervistës ajo ka folur gjithashtu se si arrin ta balancojë mëmësinë me Kimin seksi, për të cilën është bërë e njohur.

“Nëse të bëri foto seksi mua më bëjnë të ndihem mirë, për mua është në rregull. Disa njerëzve nuk u duket e përshtatshme, por këto i bëjë në një kohë dhe në një vënd të caktuar. Ka disa gjëra që unë do t’i tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen dhe disa gjëra të tjera jo. Në përgjithësi jam në rregull. Unë nuk mendoj se të jesh nënë duhet të heqësh dorë nga të qenurit seksi”, shprehet bukuroshja 36- vjeçare.
Ajo ka folur edhe për presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Çdo kush mund ta drejtojë më mirë SHBA, edhe vajza ime. Është kohë e frikshme në të cilën po jeton bota sot. Me presidentin Trump askush nuk ndihet më i sigurt as në shtëpinë e tij”, u shpreh ylli i realityshow.

TGIF

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

|

Leave a Reply