Lajme

19 May 2017

Kim Kardashian shënon arritjen e radhës

Fotot e fundit që i nxorrën në pah celulitin i shkaktuan yllit të njohur plot 100’000 fansa në Instagram. Por gjithsesi ajo ia ka dalë të rikthehet sërisht fuqishëm e të enjten ka treguar se ka arritur plot 100 milion ndjekës në këtë rrjet social. Në postimin e bërë në Tëeetter ajo shkroi: “Nuk më besohet që kam arritur 100 milion ndjekës në Instagram, e gjitha falë JUSH! Më poshtë mund të shihni fotot më të pëlqyera.”
Kështu Kim është personi i gjashtë që arrin këtë numër ndjekësish. Momentalisht Selena Gomez është personi më i ndjekur në Instagram me plot 120milion të tillë. Ariana Grande, Taylor Swift, Beyonce dhe Cristiano Ronaldo po ashtu kanë arritur më shumë se 100 milion ndjekës.

|

Leave a Reply