Lajme

12 February 2019

Kim Kardashian tregon hapur pasojat e sëmundjes në lëkurë

Kim Kardashian pavarësisht perfeksionizmit të saj përsa i përket linjave të trupit apo paraqitjes së jashtme në përgjithësi, mbi të gjitha është një prej nesh.
Ajo ka treguar se së fundmi po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore për shkak të psoriazës.
Para pak orësh Kardashian ka postuar një selfie në Insta Story ku duket se po trajton pjesë të caktuara të fytyrës së saj me vaj bimor që lufton gjendjen e lëkurës në fjalë.
Javën e kaluar, Kim pohoi se kishte probleme me lëkurën, ndërkohë pak ditë më vonë pranoi se vuante nga psoriaza.
Për këtë të fundit bukuroshja ka shkruar: “Është një m*t!”.

38-vjeçarja pa asnjë lloj kompleksi po i tregon te gjithëve se çfarë do të thotë të jetosh me këtë lloj sëmundje kronike të lëkurës.
Për ata që nuk e dinë, ajo shfaqet me disa njolla të kuqe, të mbuluara me një shtresë të bardhë. Nuk ka një kurë të caktuar, megjithatë mund të mbahet nën kontroll me trajtime të ndryshme.
Po ashtu Kim ka shpërndarë një foto të këmbës së saj me shenja të kuqe të shkaktuara nga psoriaza dhe shkruan: “Seksi.”

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com