Lajme

16 May 2018

Kim reklamon produktin i cili është i dëmshëm për organizmin, reagojnë një pjesë e ndjekësve

Së fundmi ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka postuar një ‘selfie’ në rrjetet sociale ku promovon një lëpirëse e cila supozohet të përfaqësojë mënyrën më të re të të mbajturit dietë.

E paguar nga kompania “Flat Tummy Co” ajo u ka sugjeruar 111 milion ndjekësve të saj të blejnë këtë produkt i cili do t’i ndihmojë të kenë një bark të sheshtë.

Sipas saj, kjo lëpirëse ndërpret urinë dhe e mban atë nën kontroll duke bërë që konsumuesi të humbasë peshë. Teksa ka nxitur ndjekësit e saj që të blejnë këtë produkt qindra të tillë e kanë sulmuar duke e quajtur Kim një shembull të tmerrshëm dhe toksik për të rinjtë.

Një komentues në Instagram shkruan se 37-vjeçarja po u bën keq djemve dhe vajzave të reja të cilët pasi u nxitën nga kjo reklamë do të vdesin urie për të bërë të njejtën gjë si ajo.

Disa të tjerë që kanë bërë kërkime më të thella mbi këtë produkt, kanë zbuluar se këto lëpirëse janë të ndaluara në Britani pasi nuk përmbushin kushtet e sigurisë të vendosura nga “EU”.

Publiku është i bindur se Kim nuk ka informacion të mjaftueshëm dhe nuk është në dijeni se çfarë po u shet të rinjve, madje as ajo vetë nuk është konsumuese e këtij produkti.

Me siguri pasi ka shkrepur foton e ka hedhur tutje këtë lëpirëse çmimi i së cilës varion nga 35 në 60 dollarë.
Këto komente bënë që ylli i njohur ta fshinte postimin disa orë më vonë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com