Lajme

05 December 2018

Kim sapo ka zbuluar se këtë vit nuk do të ketë një kartolinë Krishtlindjesh

Ylli i reality show-t Kim Kardashian, konfirmoi se pas dramës së krijuar vitin e shkuar, kuptuan se nuk mund të koordinohen dot të gjithë së bashku në një vend.

Ndaj, për të shmangur edhe një tjetër skandal me debatet e tyre për oraret, kanë zgjedhur të pozojnë vetëm me familjet respektive. Madje, ajo që e ka kërkuar një gjë të tillë, është Kris Jenner.

“Më duhet të them, se kartolina e Krishtlindjeve vitin e shkuar, na shkatërroi. Ishte kaq shumë dramatike. Kris Jenner ka hequr dorë. Më tha se nuk ka më fuqi dhe energji të mbledhë të gjithë fëmijët dhe nipërit e mbesat bashkë” – tha Kim.

Gjithsesi, festat nuk kanë kuptim pa familjen. Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, do të organizojnë një festë për Krishtlindjet. Ende nuk dihet nëse Khloe, do t’i bashkohet familjes, pasi partneri i saj Tristan Thompson do të luajë ndeshje basketbolli pikërisht atë ditë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com