Lajme

04 February 2018

Kishte planifikuar të rrëmbente Lana Del Rey-n, rrjetet sociale “ndihmojnë” policinë të kapë atentatorin

Policia e Floridës i ka marrë seriozisht kërcënimet e një personi se do të rrëmbente Lana Del Rey-n dhe i vuri prangat 43-vjeçarit në afërsi të qendrës “Amway” në Orlando, ku këngëtarja përgatitej të performonte.

I ndaluari u identifikua si Michael Hunt. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet me vete një thikë si dhe bileta e koncertit. Hunt tani përballet me akuzat e përndjekjes së rënduar me një kërcënim të besueshëm si dhe përpjekje të armatosur për rrëmbim personi. 43-vjeçari tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pas postimeve të mistershme të një natyre kërcënuese në mediat sociale.

Hunt nuk arriti asnjëherë t’i afrohej këngëtares së njohur 32-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant. Përmes Twitter-it, Del Rey i dërgoi falenderime të përzemërta fansave të saj pas performancës në Orlando.

“Ju faleminderit shumë që erdhët dhe që i bëni këto “show” të jashtëzakonshëm, duke e mbajtur energjinë lart”, shkroi ajo.

Zyrtarë të policisë e pohuan më vonë se kishin marrë një informacion lidhur me mesazhet paralajmëruese të Hunt, e shtuan se pa këtë ndërhyrje të komunitetit, rreziku mund të kalonte edhe pa u zbuluar.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com