Lajme

03 December 2016

Kjo është një ëndërr e madhe për Dua Lipen

|
By
|
0 Comment
|

Një tjetër sukses për artisten e talentuar me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Këngëtarja është nominuar në një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës, “Brit Awards 2017”.

Lipa do të konkurrojë përkrah Anne Marie dhe Rag’n’Bone Man në kategorinë “Critics Choice Awards 2017”. Fituesit e kësaj kategorie priten të shpallen më 8 dhjetor.

Ky event muzikor do të mbahet më 22 shkurt në Londër nën drejtimin e këngëtarit të famshëm Michael Buble.

“Nuk mund ta besoja kur e mora këtë lajm. Ndihem kaq e nderuar dhe mirënjohëse që jam nominuar në “Critics Choice Awards 2017”. Kjo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtë vit. Një ëndërr e madhe për mua. Faleminderit të gjithë për dashurinë edhe suportin nga thellësia e zemrës. Faleminderit”, shprehet Dua Lipa.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com