Lajme

12 July 2018

Kjo nuk pritej! Ja reagimi i Sashës pasi e pyesin për Morena Tarakun

Biznesmeni nga Irani, Sasha Sobhan është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar nga mediat rozë që pas ndarjes së papritur me këngëtaren Morena Taraku.

Ndarja e tyre nuk u duk aspak miqësore dhe kjo u kuptua nga postimet e tyre në rrjetet sociale ku ishte Morena e cila në një video të postuar në profilin e saj nënkuptoi se Sasha ishte homoseksual dhe për këtë arsye vendosi të ndahej prej tij. Ndërkohë që biznesmeni Iranian iu kundërpërgjigj me një video ku shfaqej në një dhomë plot me vajza.

Por Sasha ka vendosur të flasë për herë të parë me fansat në “Instagram”, për historinë e tij të dashurisë me këngëtaren shqiptare.

I pyetur se çfarë mendimi ka për ish të dashurën e tij, Sasha Sobhan ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e tij.

“Vajzë e mirë”,shkruan Sasha por pa dhënë një arsye rreth ndarjes së tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com