Lajme

31 March 2018

Klea Huta dhe Elgit Doda partnerë në jetë dhe në muzikë, ja “dueti” i tyre i parë…

Klea Huta përveçse një moderatore e suksesshme, së fundmi po provon edhe talentin e saj në muzikë dhe po ia del më së miri. Klea Huta pas këngës “Amla” ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja, një prej të cilave mesa duket do jetë një dedikim për Elgitin.Teksa jemi në pritje Klea dhe Elgiti na kanë sjellë “duetin” e parë së bashku.

Natën vonë teksa punojnë në studio çifti kanë kënduar së bashku “E dehun jam”, këngën mjaft të bukur të Nexhmije Pagarushës. Klea shkruan në postimin e saj në Instagram, se shumë shpejt do të sjellë versionin e plotë të kësaj kënge me kitarë. Se a do ta këndojë me Elgitin apo jo, kjo mbetet për t’u parë kur Klea ta publikojë këtë version.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com