Lajme

27 July 2018

Klinti Çollaku për “Dasara Show”: Kur del nga kompeticionet je askushi

Në puntatën e rradhës në  “Dasara Show”, i ftuari i rradhës ishte këngëtari Klinti Çollaku. Gjatë intervistës së tij ai u ndal tek fillimet e tij në karrierën muzikore, pjesëmarrjen në Gjeniu i vogël 4, emocionet e fitores në “The Voice of Albania 6”, performancën e tij në Kënga Magjike 2017 por edhe për produksionin e tij më të fundit muzikor “Gënjej”.

Në intervistën me Dasarën ai ka folur ndër të tjera edhe për kompeticionet dhe faktin që kur del prej tyre ti je askushi. Klinti e pohoi diçka të tillë duke u shprehur se nëse ti nuk bën diçka,nëse nuk ecën vetë, nuk lufton dhe nuk investon nuk mund t’ja dalësh. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com