Lajme

12 July 2018

Kobe Bryant ka fituar një çmim Oscar, por gjithsesi nuk i lejohet hyrja në “Academy”m

Legjenda e “The Lakers”, Kobe Bryant, edhe pse sapo ka fituar një çmim “Oscar”, me filmin e shkurtër të animuar “Dear Basketball”, kërkesa e tij për të qenë pjesë e “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” është refuzuar.

Edhe pse u rekomandua nga komiteti ekzekutiv i “Academy’s Short Film and Feature Animation”, emri i tij u hoq nga lista, pas një rishikimi të saj për hyrjen e anëtarëve të rinj.

Bordi vendosi që Bryant duhet të bëjë më shumë në botën e filmit, për ta merituar atë vend, pasi “Dear Basketball” ishte eksperienca e tij e parë në këtë fushë.

Nominimi dhe fitorja e legjendës së basketbollit këtë vit u shoqërua me polemika nga lëvizja #MeToo, prej akuzave seksuale ndaj tij. Në vitin 2003 u akuzua për përdhunimin e një 19-vjeçareje, por çështja u mbyll një vit më pas pasi akuzuesja nuk dëshmoi.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com