Lajme

12 October 2017

Koleksioni i ri i fustaneve te nuseve “Elie Saab 2018” me një stil të sofistikuar

Koleksioni i ri i fustaneve te nuseve Elie Saab 2018 nuk zhgënjen pritshmërinë e fansave.
Stilisti libanez, Haute Couture ka realizuar linjën e tij bridal duke sjellë në këtë mënyrë modele fustanesh nusesh prej tyli me aplikacione bizhu, forma voluminoze ose modele te ngushte pas trupit me detaje unike.

Fustanet e nuseve që përbëjnë dhe zemrën e koleksionit të brandit janë me një stil shumë të sofistikuar, pjesa më e madhe e tyre janë me bust në formë zemre për te lënë shpatullat te zbuluara por ka edhe modele me mëngë midi apo të gjata tërësisht të qëndisura por me shpinë të zbuluar.
Shumë të rafinuar janë dhe fustanet e nuseve model trapez me funde prej tyli dhe me një stil më romantik.

|

Leave a Reply