Lajme

16 December 2019

Komedia e vërtetë nuk duhet sforcuar, por duhet të vijë natyrshëm

||
0 Comment
|

I ftuar në emisionin “Stay Tuned” në MCN 103.1 FM, aktori Drilon Hoxha rrëfeu përvojën e tij në filmin “Shkëmbimi”. Ndërsa ndau me fansat emocionet e filmit, Hoxha tha se një komedi e vërtetë është ajo që vjen natyrshëm.

“Kam theksuar ja si duhet bërë komedia, ajo duhet të vijë natyrshëm dhe pa u sforcuar. Pika ime më e fortë është komedia. Kam rrezikuar edhe në aksion dhe publiku më do për këtë dhe unë besoj që këtë do ta shikoni edhe në film”, tha Hoxha në emision.

Edhe pse në moshë të re, Hoxha është producent, regjisor dhe aktori kryesor i filmave të tij. “Shkëmbimi” është projekti i radhës me të cilin Driloni ka zgjedhur të shkojë dhe publiku.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com