Lajme

18 June 2018

Koncerti i fundit i Bruno Mars në Holandë kthehet në një tragjedi: Një furgon hyn mes turmës së njerëzve

“PinkPop” është një festival tre-ditor ku marrin pjesë dhjetëra mijëra fansa çdo verë. Bruno Mars kishte mbaruar përformancën e tij vetëm pak orë para se të ndodhte aksidenti i rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në koncertin e Bruno Mars në Hollandë. Një furgon i bardhë është futur në grupin e fansave gjatë festivalit të famshëm “PinkPop” në Landgraaf në Hollandë.

Ky incident i cili nuk dihet akoma nëse ishte i paramenduar apo aksidental, ka rezultuar fatal duke lënë të pajetë një person dhe ka plagosur tre të tjerë. Pas aksidentit automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe policia ka deklaruar se janë ende në kërkim të automjetit dhe shoferit.

Në llogarinë zyrtare në Twitter organizatorët e festivalit konfirmuan incidentin dhe thanë se ishin thellësisht të tronditur dhe do të mbështesin viktimat dhe familjarët e tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com