Lajme

12 July 2018

Konfirmohet, Jay Z dhe Beyonce do të performojnë në festivalin në nder të Mandelas

Pas shumë spekulimeve, tashmë është konfirmuar, Beyonce dhe Jay-Z do të performojnë në festivalin afrikan, “Global Citizen Festival”.

Përveç The Carters, në “Global Citizen Festival 2018″ do të këndojnë edhe Ed Sheeran, Usher, Chris Martin, Pharrell Williams.

“Global Citizen Festival: Mandela 100” do të zhvillohet më 2 dhjetor 2018, në “FNB Stadium”, në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, për të nderuar ish-presidentin Nelson Mandelan, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Një ndër promotoret dhe mbështetëset e këtij festivali është edhe modelja Naomi Campbell.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com