Lajme

31 May 2017

Kontributi i Eminem për familjarët e viktimave në Manchester

Rrjetet sociale me ndihmën e Eminem kanë dhuruar rreth 2 milionë paund për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Manchester.

Ylli amerikan i hip hop-it, ka bërë një postim në rrejtin social “Twitter” duke i ftuar fansat e tij t’i bashkoheshin fushatës “JustGiving”, të ardhurat e të cilës do ti dhuroheshin familjarëve të 22 viktimave.

Eminem, i cili nuk është një përdorues i madh i rrjeteve sociale, ka postuar këtë mesazh të rrallë, përmes të cilit ndihmoi që të mblidheshin rreth 2milion £ të ardhura.

Të tjerë personazhe që kanë bërë thirrje janë Tom Hardy, Justin Timberlake, Katty Perry dhe Harry Styles.

|

Leave a Reply